E mbani mend aktorin e ‘Dy herë mat’? Ai sot tregoi historinë e dhimbshme që askush nuk e dinte

E kemi parë shpesh në studio televizive teksa flet me pasion rreth artit të tij, por ndryshe nga herë të tjera artisti Bujar Kapexhiu ndau me të gjithë disa momente nga dita e tij e dasmës.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Kapexhiu, tha se në kohën kur është martuar ishte punëtor llaçi, pasi partia komuniste e kishte dërguar për riedukim pas Festivalit të 11-të.

Siç tregon ai duke qenë se ishte në survejim gjatë periudhës kur ishte bërë dasma, i kishte kërkuar gruas së tij të mos vishej me të bardha, pasi cilësoheshin si borgjezë. Por, gruaja e tij ia kishte kthyer me qetësi duke i thënë “Unë një herë martohem”.

“Kjo fotografi është e vitit 1975, në atë kohë unë punoja në llaç sepse pas Festivalit të 11-të partia më dërgoi për riedukim. Isha pa edukatë në atë kohë. Por ishte caktuar dita e dasmës dhe duhej të martohesha dhe gruaja ime nuk po martohej me një regjisor, por me një punëtor. Në atë kohë ishte i ndaluar fustani i bardhë, mbajtja e unazës, lyerja e buzëve dhe unë duke qenë se isha në survejim i thash edhe gruas: “Të lutem mos vish fustan të bardhë sepse mua më ndjekin”. Sepse po të shihnin që unë si i përndjekur dhe i paedukuar shkoja merrja nusen me fustan të bardhë do të rëndohej situata. Por ajo me qetësinë më të madhe dhe me një buzëqeshje të lehtë më tha: “Unë një herë martohem”. Dhe gruaja ime ishte e bindur që një herë do martohej”, tregoi Kapexhiu.