E mbani mend aktorin që çmendi femrat në vitet ’90? I ndodh gjëma pasi xhiroi…

E mbani mend aktorin e famshëm, Luke Perry që arriti kulmin e famës kur u bë pjesë e shfaqjes amerikane “Beverly Hills, 90210”?

52-vjecari aktualisht bën rolin e Fred Andrews në shfaqjen Netflix të Riverdale.

Por aktori ka përfunduar në spital pas një goditje në tru të mërkurën në Los Anxhelos.

Mediat amerikane raportojnë se infermierët u thirrën në shtëpinë e tij në Sherman Oaks para se ai të dërgohej në spital.

Luke kishte qenë në skenat e xhirimeve në Los Anxhelos për një film.

Një përfaqësues i Perry tha për BBC se ishte “aktualisht nën vëzhgim në spital” duke mos dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij shëndetësore.