E mbani mend Edmond Themelkon? U arr.estua në Maqedoni por Shqipëria i jep miliona lekë sepse…

E mbani mend kryebashkiakun e Pustecit, Edmond Themelko? Ai u arr.estua në Maqedoni nën akuzë për parregullsi zgjedhore, e për 14 muaj, Bashkia e Pustecit ka qenë pa kryetar, por askush nuk ka marrë asnjë masë.

Themelko ka munguar 14 muaj në punë, por është paguar njësoj sikur ai të kishte qenë në punë. Rreth 13 milionë lekë janë shpërdoruar nga fondet publike për të paguar kryetarin, pa punuar asnjë ditë për plot 14 muaj.

Nënkryetari i Bashkisë i informoi gazetarët e Fiksit se kryetari nuk ndodhej në punë, pasi ishte me raport.

Në një intervistë të dhënë për Fiksin, ai pretendon se për të gjithë kohën që kryetari ka munguar ka paraqitur raport. Kryetari i kishte deleguar firmën dhe të gjitha shkresat, gjatë mungesës së tij firmoseshin nga nënkryetari. Ky i fundit fillimisht hezitoi të fliste në lidhje me këtë çështje, me gazetarët e Fiksit, duke pretenduar se nuk mbante mend se për sa kohë kishte që firmoste në vend të kryetarit.

Pyetjes sesi i ka firmosur listëprezencat dhe borderotë, ai thotë se i kishte firmosur pa i kontrolluar emër për emër, por në dijeni të tij kryetari është paguar dhe ka sjellë raport.

Por, versionin e nënkryetarit e hedh poshtë inspektorja e pagës pranë kësaj bashkie, Nevina Argjiri. Ajo thotë se në listëprezencën e firmosur nga nënkryetari, kryetari i Bashkisë e ka marrë të plotë rrogën, 86 mijë lekë në muaj.