E mbani mend Madonën shqiptare? Rikthehet dhe tregon historinë e xhelozisë me burrin 8 vite më të vogël

Në kohën që ajo dilte të këndonte ishte shumë e famshme edhe për vetë pseudonimin që i kishte vënë vetes.

E mbani mend Madonën Shqiptare?

Këngëtarja Elda Shabani, e njohur si Madona shqiptare, teksa ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë”, foli për rikthimin e saj në skenë dhe jetën personale.

Elda e cila është nënë e dy fëmijëve, ka ndërtuar një jetë të re në Zvicër, aty ku punon si psikologe dhe është martuar me bashkëshortin 8 vite më të ri.

Lidhur me këtë të fundit, 43 vjeçarja tregoi se e sheh si fëmijën e tretë, jo vetëm nga diferenca në moshë, por edhe për shkak të ngacmimeve që ai merr nga vajzat e reja.

“Bashkëshorti im është pak king, dhe filluan disa femra ta ngacmonin në syrin tim, t’i flisnin, njëra ja bënte me sy dhe ky për momentin u hutua”, tha Elda, teksa po tregonte një nga skenat kur ishte bërë xheloze.

“Unë e di që ai është shumë i sinqertë, por ajo xhelozia më hëngri këtu nga brenda…Ai është mjekrosh, dhe ia kapa mjekrën: bukurosh eja këtu, i thashë”, përfundoi ajo.