E mbani mend Mihal Kokëdhimën? I ndodh e pabesueshmja në b.urg: Më lironi, tani që s’kam më lokal…

Mihal Kokëdhima është sëmurur në ambientet e b urgut ku po vuan dënimin pasi në muajin gusht u përfshi në një përp lasje fizike me biznesmenin Spanjoll Eugenio Galdon.

Nëpërmjet disa raporteve mjekësore të kryera disa kohë më parë në spitalin e Janinës në Greqi, ku mjekët e këtij spitali gjatë një studimi ekografik kanë evidentuar se Mihal Kokëdhima, ka një zgjerim të aortës së zemrës, Kokedhima, kushëriri i ish-deputetit Koço Kokëdhima, iu drejtua gjykatës së Vlorës duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë. Nëpërmjet avokatëve mbrojtës,Kokëdhima ka parashtruar në gjykatën e Vlorës disa raporte mjekësore të spitalit të Janinës, duke tentuar të bindin gjyqtaren Esmerilda Habili, se Kokëdhimës i rrezikohet jeta gjatë qëndrimit në burg, pasi sëmundja e zemrës që ai vuan, mund të sjellë përkeqësimin e shëndetit. “Shqiptarja.com” mëson se veç këtij argumenti Kokëdhima ka parashtruar në gjykatë se nuk shfaq asnjë rrezikshmëri shoqërore, pasi sipas tij menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes lokali i tij është prishur dhe për pasojë askush nuk duhet të ketë më frikë se ai do të bëje konflikt me ndokënd.