E mbani mend Noçen e Big Brother? Ajo jep lajmin e madh për fansat

E kush nuk e mban mend atë.

Ajo ishte një nga pjesëmarrëset qëe nuk mund të harrohet lehtë në Big Brother.

Të gjithë e mbajnë mend Noçen e ‘Big Brother 1’ si vajzën ‘harrakate’ dhe me shumë tatuazhe.

Mirëpo që nga ajo periudhë kanë kaluar shumë kohë dhe Najada Konomi tashmë ndodhet në Itali.

Noçja  së bashku me partnerin e saj Fationin dhanë lajmin ditë më parë se shumë shpejt do të bëhen prindër.

Së fundmi Konomi ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të sajën me barkun e rrumbullakosur dhe me një paletë ngjyrash në duar, duke qenë se ajo është me profesion piktore.

Përkrah fotos ajo ka treguar se ndjehet shumë e lumtur për këtë dhuratë të madhe dhe që do të bëhet nënë e një vajze.

“Të rrisësh një fëmijë është një sipërmarrje kreative, art më shumë se shkencë. Tani barku im është po aq madhështor sa dhe zemra ime. Vogëlushja ime ti më jep shumë arsye për të buzëqeshur çdo ditë ”, ka shkruar ish-banorja e ‘Big Brother’.