E mbani mend Palomën? E ka një hall me burrin, vjehrrën dhe gatimin. Rrëfimi i saj na gajasi

Edhe pse quhet Rudina Demneri, pak kush e njeh me këtë emër në ekran.

Madje edhe në familje e fis mund ti thërrasin Paloma.

Gazetarja e njohur e njohur për të gjithë si Paloma, ishte e ftuar në studion e Ftesë në Pesë, ku u diskutua rreth mënyrave se si mund të mbahet marrëdhënia në çift pasionante, edhe me kalimin e viteve.

E martuar që prej vitit 2015, Paloma tregoi se në rastin e saj nuk ka asnjë sekret që e bën lidhjen të funksionojë siç duhet, përkundrazi spontaniteti dhe sinqeriteti që e karakterizon, bëjnë që bashkëshorti të tërhiqet edhe më tepër prej saj.

I vetmi problem në familjen e tyre mbeten punët e shtëpisë, e sidomos të gatuarit, që për Palomën konsiderohet mision i pamundur.

“Ne kemi probleme të tjera, gatimi, punët. Ai do gjellë në drekë, gjellë në darkë dhe unë nuk e kuptoj se si mund të hajë njeriu gjellë në darkë”, tha ajo duke qeshur.

Gazetarja gjithashtu tregoi se ka marrëdhënie shumë të mira me vjehrrën, madje kjo e fundit mban anën e saj sa herë që i biri i tregon për zënkat mes tyre.

“ Për çdo problem që kemi, e merr mamin në telefon dhe ajo gjithmonë i del kundrër, sepse më do mua shumë. Po sa herë që kemi konflikte me njëri-tjetrin, direkt mamin në telefon, i them: po lërë mo rehat të shkretën”, përfundoi Paloma.