E mbani mend Vinin e Portokallisë? Ja çfarë i ka ndodhur sot atij

Ai ishte një aktor shumë i dashur për kohën në spektaklin e humorit, Portokalli.

I mungoi shumë asaj skene me largimin e tij.

Por aktori i mirënjohur Ervin Bejleri ose i njohur ndryshe si Vini, i cili dhe pse ka bërë qindra role pas tij, vazhdon të identifikohet si i tillë.

Ai ishte sot në emisionin “Ditë për Ditë” në Tv Klan, ku ms kujtimeve për rolet e para disa viteve dhe atyre të kohëve të fundit, u përmend dhe filmi i Ermal Mamaqit “Dy gisht mjaltë” ku Ervini ka marrë pjesë.

Një deklaratë e tij se filmi ishte komercial, hapi polemika nëpër rrjet, duke e konsideruar deklaratën e tij si ofenduese, gjë që sipas tij nuk ishte aspak e vërtetë.

Ai madje sqaroi qëndrimin e vlerësimin e tij duke treguar dhe telefonatën që kishte marrë menjëherë nga Ermali dhe shtoi se është keqinterpretuar termi “komercial”, pasi i kanë dhënë konotacion negativ nëpër portale. Menjëherë ai dha versionin e vërtetë se si qëndronte puna.