E mbani mend Zhakun? Me jetën e saj paska ndodhur kthesa e papritur

Edhe pse ka kohë që i është larguar ekranit, Zhaku vazhdon të mbahet mend si vajza që bënte bujë me deklaratat e saj e që tërhiqte vëmendjen në çdo dalje televizive. Zhaku, emri i vërtetë i të cilës është Inida, prej vitesh tashmë jeton në Gjermani.

Në vitin 2017, këngëtarja dhe prezantuesja dha lajmin e bukur se ishte martuar duke pozuar me bashkëshortin gjerman, e veshur me fustan të zi dhe buqetën me lule në dorë.

Gjatë këtyre viteve, Zhaku ka qëndruar aktive në Facebook duke publikuar foto nga përditshmëria, udhëtimet apo projektet e saj. Mirëpo ajo që vumë re së fundmi është një detaj në të dhënat e artistes.

Në statusin e saj në Facebook, Zhaku ka vendosur ‘single’ (beqare), ç’ka na bën të dyshojmë për një ndarje. Megjithatë artistja vazhdon të mbajë ende mbiemrin e bashkëshortit në profilin e saj dhe gjithashtu fotot me të nuk i ka fshirë.

Xing.al u perpoq ta kontaktojë por nuk arriti të marrë një përditësim nga vetë artistja. Në këtë mënyrë ende mbetet e paditur çfarë po ndodh me jetën private të Zhakut.