E mbante me dhurata luksoze e me lekë, Trejsi Sejdini i jep fund lidhjes me të dashurin e saj që e futi në telashe

Trejsi Sejdini ka konfirmuar disa herë me anë të rrjeteve sociale se ka qenë në një lidhje disa vjeçare, me Leonard Dukën, e ndërsa pas skandalit të ndodhur disa muaj mëparë me policinë, nuk e kemi parë më të postojë.

Së fundmi në emisionin“Glamour Zone”, në RTV Ora, Trejsi pranoi të jap disa hollësi mbi jetën e saj private.

Ajo u shpreh se momentalisht është single duke pohuar ndarjen nga i dashuri i saj Leonard Dukën.

Ester Bylyku: Aktualisht, je single apo në një lidhje?

Trejsi Sejdini: Për momentin jam single. Kjo nuk do të thotë që tani duhet të më suleni të gjithë dhe të filloni me provokimet tuaja.