E mbyll me Vllazninë, lojtari i kuqebluve gjen skuadren e re

Ky do të jetë sezoni i parë dhe i fundit në Shkodër, por edhe në Shqipëri, për sulmuesin brazilian Silvio Junior. Tashmë mund të thuhet me siguri se braziliani nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ardhshëm në Kategorine Superiore.

Kjo pasi ai është pranë kalimit tek një ekip i ri. Sipas Telesport, Junior është pranë transferimit në ligën e parë austriake dhe mund të firmosë me ekipin e St. Polten. Një lëvizje e tillë mund të konkretizohet sapo të mbyllë kontratën me kuqeblutë.

Sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar 11 gola në këtë sezon me Vllazninë, në 24 ndeshje që është aktivizuar. Pavarësisht nivelit të dobët të Kategorisë së Parë, Junior ka arritur të jetë një golashënues për Vllazninë. /ShkodraNews