E mori me lu.ftë me FSHF-në/ Bashkia Shkodër, lum parash nga taksapaguesit shkodranë për stadiumin

Fundi i vitit nis t’i shkund edhe më shumë “arkën” bashkisë Shkoder, të cilës sikur të mos i mjaftonin problematikat dhe shpenzimet pa fund, i është shtuar edhe stadiumi “Loro Boriçi”. Qytetarët shkodranë detyrohen të paguajnë disafish për skuadrën e tyre të zemrës Vllazninë, e cila në asnjë rast nuk po arrin të justifikojë këtë lum parash që jepen për të. Vetëm 1 muaj e gjysëm nga mbyllja e një tjetër viti, bashkia duhet të hape qesen për dy zëra buxhetor për stadiumin “Loro Boriçi, së pari ”Shpenzime te tjera per Administrim dhe Mirembajtje e Stadiumit me fond limit 799 988(Shtateqind e nentedhjete e nentemije e nenteqind e tetedhjete e tete) leke pa tvsh. Gjithashtu shpenzime te tjera per Administrim dhe Mirembajtje e Stadiumit ‘Loro Borici'(Mirembajtje e tapetit te fushes me fond limit 1 256 400(Njemilion e dyqind e pesedhjete e gjashtemije e katerqind) leke pa tvsh. Janë para që drejtëpërdrejtë dalin nga taksat e qytetareve, ndërsa stadiumi nuk arrin të nxjerrë asnjë lekë, pasi mungojnë sponsorat dhe mjediset përreth nuk shfrytëzohen në funksion në reduktimit të këtyre shpenzimeve që nga viti në vit do të vijnë duke u rritur. Bashkia Shkoder që shpejtoi të marrë deri edhe me lu.ftë me FSHF-në, administrimin e këtij impjanti sportiv, sot e ka trashëguar me një mori problemesh. Pista e tartanit e shkatërruar dhe jo funksionale, hapësirat përreth të parashikuara për shumësportet, të papërfunduara dhe me mangësi të tjera që sot askush nuk përgjigjet dhe paratë për ti përmbyllur mungojnë. Zgjidhje nuk ka por me zërat e rinj buxhetor të këtij viti, e tashmë ne vazhdim edhe për vitet e ardhshme stadiumi duhet të shkruhet në buxhet me të gjitha këto shpenzime, e të tjera që do të dalin rruges./ShkodraNews