E mp.osht kan.ceri, vd.es aktorja e njohur e Hollywood-it

Ka ndërruar jetë aktorja e njohur Diahann Caroll. Ajo u nda nga jeta në moshë 84-vjeçare, pasi sëmundja e kan.cerit të gjirit e mposhti atë.

Vetë Diahann e ka mbajtur të fshehtë këtë lajm pasi nuk donte që publiku ta merrte vesh sëmundjen që dalëngadalë po i merrte jetën. Caroll ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Los Angeles, krah të bijës Suzanne.

Lajmin e humbjes së aktores e konfirmoi menaxheri i Caroll për “CNN”. Diahann Caroll ishte e para aktore me ngjyrë që fitoi çmimin “Tony” për aktoren më të mirë në vitin 1962.