E mrekullueshme/ Nxënësit nga Shqipëria po sistemohen në shkollat e Kosovës

Në shkollat e Kosovës po sistemohen nxënësit nga Shqipëria. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjilanit, Nazim Gagica ka bërë të ditur se kanë filluar sistemimet e para të nxënësve nga Shqipëria në shkollat e Gjilanit. “Sot, kemi filluar sistemimet e para të nxënësve nga Shqipëria, në shkollat e Komunës së Gjilanit.

Ky sistemim po bëhet pas iniciativës së Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi ka bërë me dije se Gjilani, Prishtina, Hani i Elezit dhe Prizreni i kanë caktuar zyrtarët të cilët do të merren me mundësinë e dhënies se qasjes për arsim në shkollat e vendit, për fëmijët e ardhur nga Shqipëria, gjegjësisht nga Durrësi.

Murtezi përgëzon këto komuna për veprimet e shpejta dhe punën shembullore. Ai po ashtu ftoi familjet nga Shqipëria që të paraqiten me fëmijët e tyre tek Drejtoritë Komunale të Arsimit ose në shkollën me të afërt të zonës në komunën ku banojnë, përkatësisht ku janë të strehuar, pasi siç tha ai do ta kenë mundësinë që ta regjistrojnë fëmijën e tyre pa asnjë procedurë burokratike.