E nisi punën nga Durrësi, kryeprokurori i ri paralajmëron. Ja si përgjigjet nëse do ketë arrestime këto orë

Vetem nje dite pasi mori zyrtarisht detyrën si Kryeprokuror, Olsian Çela zbaroi ne prokurorine e Durresit dhe garantoi se shume shpejt do te kemi rezultate konrekte.

Ne nje deklarate per mediat, Kryeprokurori Olsian Çela pas vizitës në prokurorinë e Durrësit, lidhur me nisjen e hetimeve për tragjedinë që solli tërmeti tha prere se “përgjegjësia që do të mbahet do të jetë maksimale”.

Pyetur nga mediat nëse do të ketë arrestime për jetët e humbura nga shembja e ndërtesave dhe qindra të tjerë të lënduar, Çela ka thënë se për këtë do të vendosin prokurorët, por garantoi se nuk do të kursehet askush që rezulton i ngarkuar me përgjegjësi për gjithë sa ndodhi.