E njohim të gjithë, e porosisim në restorant, oh sa na shijon, por me këtë picë rrezikon të ndodhë…



“Arti i picës napolitane është përdorimi i furrës së drurit për gatimin e picave. Tradita jonë nuk mund të përkulet ndaj zgjedhjeve ekonomike”.



Shoqata ”Pizzaiuoli” në Napoli, e kryesuar nga Sergio Miccu ka ngritur alarmin.



Njohja nga UNESCO e picës si trashëgimi e njerëzimit është në rrezik për shkak të përdorimit të furrës elektrike.

Sipas tij, me përdorimin e furrës elektrike, kjo njohje rrezikohet, pasi pica duhet të gatuhet në një furrë druri.

”Ne nuk do të heqim dorë ajo që e dallon artin tonë nga ai i ndonjë picajoli në vende të tjera. Furra elektrike sigurisht që mund të përdoret për gatimin e picave ku nuk është parashikuar mundësia e përdorimit të një furre druri, por që pica e gatuar në furrën elektrike mund të quhet pica e vërtetë napolitane është diçka që përmbys disiplinën dhe njohjen nga UNESCO. Shoqata jonë gjithmonë do të luftojë për mbrojtjen e picave napolitane sipas traditës, mësimdhënies si të bëhet pica më e shijshme për t’ua kaluar atë brezave’’, theksoi ai.