E njohu para 5 vitesh, 22-vjeçarja kërkon amerikanen me ngulm: Letra e fundit që mora prej saj ishte…

Një 22 vjeçare nga qyteti i Elbasanit, e quajtur Megjana Kashari, kishte 5 vite që rastësisht kishte krijuar një lidhje të ngushtë me një shtetase amerikane. Atë e kishte njohur në një shoqatë në qytetin e lindjes, kur ishte ende në shkollën fillore. Miqësia mes tyre zgjati në kohë ndërsa miket e ngushta edhe pse në diferencë moshe vijoji mes korrespondencave me letra.

Megjana 22 vjece dhe Lani 50 vjece bisedon gjithcka me njera tjetren lidhur me menyrat e ndryshme te jetes që bënin nga një skaj në skajin tjetër, ndërsa i ndanin orë larg nga njëra-tjetra. Në vitin 2017 nëna e Megjanës diagnostikohet me kancer. Nga ky moment Megjana gjeti një përkrahje të jashtëzakonshme nga mikja e saj Lani, e cila i dha suportin maksimal mikes nga Shqipëria. Pas kësaj miqësia e tyre u forcua edhe më shumë dhe cdo ditë mes njëra-tjetrës ishte si ajo e një familjeje.

Lani Dishington duke qenë se kishte pothuajse moshën e nënës së Megjanës, kujdesej sikur të ishte vajza e saj. Miqësia e tyre e gjatë vijoi deri në momentin që në fund te muajit shtator të vitit 2018 Megjana humbi cdo kontakt me miken nga Rodolo Beach në kontinentin tjetër. Letrat e fundit që dy miket shkëmbyen me njëra-tjetrën I përket periudhës së shtatorit 2018 dhe më pas u ndërpre çdo komunikim mes tyre. Magjana ishte në studion e ‘Pa Gjurmë’ për të falenderuar publikisht Lanin, për të gjithë mbështetjen që ajo i ka ofruar, si dhe për të rilidhur edhe një herë kontaktet e humbura.