E nxorri nga makina e shkatërruar pas aksidentit, burri tregon fjalët e fundit të gruas së famshme



U bënë 23 vite nga v.dekja e Princeshës Diana. Sot, një nga z.jarrfikësit francezë që shkoi në vendngjarje, kujtoi fjalët e fundit të saj.



Duke folur në një intervistë për ‘The Sun’, ai tregon:



“Makina ishte një rrëmujë e vërtetë dhe ne thjesht u morëm me të si në çdo aksident tjetër rrugor,”– tha Xavier Gourmelon kur ekipi i tij arriti në tunelin “Pont de l’Alma” në Paris. “Ne filluam menjëherë punën për të parë se kush kishte nevojë për ndihmë dhe kush ishte gjallë. Diana më tha: ‘Zoti im, çfarë ka ndodhur?”

Sipas Gourmelon, princesha ishte e vetëdijshme dhe i kishte sytë e hapur kur ai e nxori nga makina e tipit “Mercedes”, që ishte shkatërruar.

“Ajo po lëvizte shumë lehtë dhe unë mund ta shihja se ishte gjallë … Unë e dallova që kishte një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, por përveç kësaj, nuk kishte asgjë tjetër. Nuk kishte as gjak mbi të ,”- tha zjarrfikësi.
Kur Gourmelon dhe të tjerët e ngritën nga sedilja e pasme dhe e vendsën në një barelë, ajo pësoi arrest kardiak.

“I bëra masazh zemrës së saj dhe disa sekonda më vonë po merrte frymë përsëri,”- tha ai. “Ishte një lehtësim sigurisht sepse, si një përgjigje e parë, ti dëshiron të shpëtosh jetë, dhe kjo është ajo që unë mendova se kisha bërë. Të them të drejtën, mendova se do të jetonte. Me sa dija kur ishte në ambulancë ajo ishte gjallë dhe unë prisja që ajo të jetonte. Por mësova më vonë se ajo kishte vdekur në spital. Ishte shumë e dhimbshme.”