E p.ërplasën dhe e hodhën në rrugë, 15-vjeçari lufton me jetën

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në fshatin Bicaj të Kukësit.

Një mjet tip benz përplasi një 15-vjeçar dhe më pas hodhi trupin e tij në kanal, duke u larguar.

15- vjeçari në fjalë quhet Faik Pepa dhe ishte banor i zonës.

Policia ende nuk ka gjetur autorin, teksa ai lufton me jetën.