E pabesueshme, 9 infermiere të të njëjtit spital shtatzënë në të njëjtën kohë

Rastësitë nuk kanë fund.

Nuk është asgjë e planifikuar. Rastësia bëri që këto 9 infermiere të spitalit më të madh të lindjeve në Maine të SHBA, të presin fëmijët në të njëjtën kohë.

Lajmi u shpërnda në faqen zyrtare të Qendrës Mjekësore ku shfaqeshin tetë nga nëntë infermieret, të cilat pritet të lindin në Prill dhe në Maj.

“Kur secila prej nesh filloi të thoshte: ‘Jam shtatzënë’ mendoj se ishte lajmi më i bukur i të gjitha kohërave dhe ne jemi aty për njëra-tjetrën.”

Përveç se mbështesin njëra-tjetrën në çdo kohë, për vajzat kjo duket se është një eksperiencë shumë e veçantë.

“Është shumë bukur të vish në punë dhe të shohësh personat e tjerë rreth teje shtatzënë me barkun e rrumbullakosur dhe të flasim për këtë përvojë që po e kalojmë së bashku.”

Shqetësimit të disa njerëzve nëse do të ketë staf të mjaftueshëm gjatë verës, spitali u është përgjigjur se ata i kanë marr masat dhe çdo shërbim nuk do të mungojë.