E pabesueshme, gjendet stadiumi “binjak” i ‘Air Albania’. Ja ku ndodhet

Gjendet në Meksikë “kopja” e stadiumit të ri të Tiranës që do të mbajë emrin “Air Albania”.

Ky stadium ka një impiant të ngjashëm në pamjen e jashtme dhe të brendshme në Meksikë, shkruan “AS”.

Stadiumi në fjalë është ai që mban emrin “Nemesio Diez” dhe i përket skuadrës së Toluka në Meksikë.

“Ekipi i Toluka dhe përfaqësuesja e Shqipërisë ndajnë stadiume shumë të ngjashëm. “Nemesio Diez” dhe “Air Albania Stadium” kanë pamje të brendshme dhe të jashtme thuajse të ngjashme”, shkruan versioni online i të përditshmes spanjolle për Meksikën duke hedhur edhe fotot e fundit nga stadiumi në kryeqytetin shqiptar.