E pabesueshme. Spiropali tradhëton Ramën: Në Shqipëri vendos Meta se kur do votojë populli

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Metës ku ky i fundit tha se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për të mos marrë parasysh dekretin e tij është një akt pa peshë juridike.

Spiropali ka shkruar se Ilir Meta kërkon t’u mbyll gojën botës se në Shqipëri vendos ai se kur do të votojë populli.

“Ilir Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos Ai se kur voton Populli! Dmth sa të kem Lulin&Monën me vete s’pyes për Amerikën&Europën – historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri!” shkruan Spiropali.