E padëgjuar ndonjëherë, Banka Botërore tregon arsyen pse në Shqipëri është tkurrur zhvillimi ekonomik: Nuk ka rënë nga qielli…

A ju kishte shkuar mendja se kjo arsye nxit ngadalesimin e rritjes ekonomike ne nje vend?

Banka Botërore publikoi sot në Tiranë Raportin Ekonomik Rajonal për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku theksohet se pasiguritë janë në rritje.

“Ritmi i rritjes ekonomike të Shqipërisë parashikohet të ngadalësohet në 2.9 për qind për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike nga pakësimi i rreshjeve” – thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Sipas studimit, Shqipëria është vendi i dytë në rajon me borxhin më të lartë publik, ndërsa deficiti pritet të shkojë në fund të vitit në 2.2 për qind. Reduktimi i borxhit publik u ndihmua nga mbajtja nën kontroll e shpenzimeve dhe detyrimeve të prapambetura.

“Shqipëria duhet të zbatojë reforma që shmangin rreziqet që vijnë nga kontratat me PPP dhe Ndërmarrjet Shtetërore, dhe nga ngadalësia e reformave strukturore, për të patur rritje më të madhe ekonomike” – thekson raporti.

Studimi konstatoi se janë në rritje rreziqet e shpenzimet jashtë bilancit si ato nga partneritetet publik-private.

“Shqipëria duhet të ruajë konsolidimin fiskal, të rritë efikasitetin e shpenzimeve publike dhe të zbatojë reforma strukturore, që forcojnë rritjen ekonomike” – rekomandoi raporti./VOA