E paralajmëruam/ Shkarkohet me ceremoni drejtoresha e Spitalit Shkodër

Nje tjeter drejtuese eshte bere Kurbani i radhes i Edi Rames dhe Ogerta Manastirliu. Ato kane shkarkuar nga detyra drejtoreshen rajonale te spitalit Teuta Rrjolli. Vendimi qe prej javesh ishte bere publik ne Shkodranews (lexo ketu) eshte zyrtarizuar kete te enjte me shkresen e firmosur nga titullarja e shendetesise. Pritet qe ne vend te Rrjollit te emerohet nje nga mjeket e spitalit, ku zyrtarizimi do te behet pas pak ditesh.

Rezultatet e dobeta dhe konfliktet me shume mjeke mesohet se kane qene nje nder shkaqet qe sollen largimin e Rrjollit. Pritet qe pas saj te kete edhe disa ndryshime ne disa drejtori perpara zgjedhjeve, kjo e lajmeruar qe me ardhjen e prefektit te ri. Duket se pakenaqesite e krijuara ne shume institucione kane mberritur deri tek Rama qe ka vendosur te mos toleroje me./ShkodraNews