E pazakontë/ Ai ishte bërë ‘xurxull’, hipën në avion dhe fillon të…piloti ngre al.armin, bën uljen ur.gjente, ahh ç’bëri ai…



Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në avionin “Jet2holidays” me 220 pasagjerë që vinin nga Turqia për në Mançester, i cili është detyruar të bëjë ulje urgjente në aeroportin e Janinës Kapodistrias në Korfuz pas orës 21:00, për shkak të incidenteve të shkaktuara nga një pasagjer.



Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, pasagjeri i cili ishte i dehur, u ngrit nga vendi i tij dhe trokiste në dyert e kabinës.  Pas kësaj piloti mori vendimin për uljen e aeroplanit në aeroportin e Korfuzit.



Me ndërhyrjen e EODY, u arrestua pasagjeri që shkaktoi rrëmujën, ndërsa avioni u largua normalisht.

Siç dihet, aeroportet e vendit janë të mbyllura për fluturime nga Turqia për shkak të koronavirusit. Sidoqoftë, avioni Jet-2 u pranua për shkak të thirrjes “emergjente” nga piloti.