E përdorim shumë shpesh, por nuk ia dimë kuptimin. Do habiteni se nga vjen emri celular

Përdorimi i kësaj fjale, që identifikon atë që ne e përdorim aq shumë sot, celularin, daton në vitin 1979, kur \The Bell System Technical Journal\, një revistë për profesionistët, botoi artikullin The Cellular Concept, nga V.H. MacDonald.

MacDonald përshkruante skemën e një rrjeti të telefonisë celulare, i cili përbëhet nga ‘qeliza’, me përsëritësin e vendosur në një distancë të saktë nga njëri-tjetri, në mënyrë që sinjali i rrjetit të mbetet i vazhdueshëm edhe kur telefoni lëviz.

Fjala celular atë kohë lidhej me celulat biologjike apo me fugonin policor për transportin e të burgosurve.

Thirrja e parë me telefon celular u bë në rrugët e Nju Jorkut më 3 prill 1973, nga Martin Cooper, shpikësi i aparatit celular.

Fjalët e para të asaj bisede ishin: “Joel, po të thërras nga një celular, një celular i vërtetë, një celular portativ, i lëvizshëm, i vërtetë”.

Për të realizuar këtë telefonatë, Cooper përdori një Dyna-Tac i cili peshonte 1.3 kg, dhe kishte një bateri që mbante vetëm 30 minuta.