E përdorim të gjithë dhe na zgjidh punë, WhatsApp ndryshon rrënjësisht diçka

Një lajm i mirë për të gjithë ne përdoruesit e gjigandit të komunikimit.

Whatsapp njofton se ka zgjidhur një problem që shkaktonte parehati për përdoruesit.

Tashmë kompania shtoi opsionin që i ndalon të tjerët t’ju bëjnë automatikisht pjesë të grupeve të komunikimit nëse ju nuk doni.

Përdoruesit tashmë do të kenë mundësinë që të zgjedhin ndërmjet tre opsioneve; asnjë, kontaktet e mia, të gjithë.