E përdorni aq shumë, tani Whatsapp ka disa ndryshime që duhet t’i mësoni

Eshte programi ndoshta me i perdorur nder shqiptaret. E ne ndoshta do të habiteshim po të dinim te gjitha mundësite qe te ofron ky aplikacion për të formatuar tekstet nëpër biseda.

Për shembull, personazhet mund të theksojnë disa nga fjalët që shkruajnë nëpërmjet shkronjave të pjerrëta italike, ose duke trashur tekstin me formatin “bold”.

Whatsapp tani mundëson edhe formatime të tjera, si ndryshimi i fontit dhe vendosja e kryqit ndaj një fjale.

Po si bëhet? Mjafton që përdoruesit të vendosin nga një vijë nënvizimi përpara dhe pas secilës fjalë, dhe e gjithë fjala do të jetë e nënvizuar. Po të vendosin nga një yll “asterisk” para dhe pas fjalës, do të jetë e trashur me “bold”.

Nëse vendoset simboli ~ në të dy anët, teksti do të jetë me vizë në mes. Tre nga këto simbolet “` në secilën anë të fjalës bën që të ndryshohet fonti.