E përdorni GIF në Whatsapp? Mund t’ju ndodhë kjo e keqe

Aplikacioni aq shume i perdorur edhe nga shqiptaret, WhatsApp ka rregulluar një problem me sigurinë që i lejonte hakerave të hakonin profilin tuaj thjesht duke nisur një GIF si mesazh.

Pajisjet që funksionojnë me Android 8.1 dhe 9 ishin më të rrezikuarat. Një studiues e zbuloi problemi dhe e bëri publik këtë problem me anë të një postimi në blog javën e kaluar.

WhatsApp, i cili është në pronësi të Facebook tha se nuk ka gjasa që hakerimi të jetë hapur në masë, por vetëm në raste sporadike.