E pikëlluar dhe me dhimbje në zemër, Rudina Dembacaj prek si asnjëherë më parë me deklaratën e saj

Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj para pak ditesh humbi babain, pas një sëmundje të rëndë dhe ditëve që kaloi në spital.

Me anë të postimeve të ndryshme, Rudina e kishte shfaqur gjithmonë marrëdhënien e ngushtë me të atin dhe tashmë po kalon momente shumë të vështira.

Këtë e ka treguar edhe me një foto të fundit në ‘Instastory’, ku shfaqet pranë babait dhe shkruan fjalët prekëse: “Ti je me mua në çdo moment”.

I ndjeri u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me një sëmundje dhe Rudina ka treguar se ka qenë çdo moment pranë tij, duke shpresuar deri në fund që ai të bëhej më mirë, dhe do ta kalonte edhe këtë moment.