E pritën me protesta edhe në Vlorë, reagon Rama: Saliu me automatik dhe Luli me…

Pas pritjes me protesta edhe në Vlorë, ka reaguar kryeministri Rama.

Rama është tallur keq, teksa thotë se në ‘antimitingun enverist të çetës së haxhiqamilistëve’, mungon vetëm ish-kryeministri Sali Berisha, lideret e opozitës Lulzim Basha e Monika Kryemadhi dhe presidenti Ilir Meta.

‘Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik’, shkruan Rama në Twitter krahas një fotoje të protestës.