E quajti Monikën fatorino, vjen një reagim the.rës për Ramën…në LSI i dedikojnë një VIDEO



Në një reagim të bërë sot, kryeminsitri Rama e quajti kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, faturino të tramvajit me shalqinj duke iu referuar programit politik të PD.



Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i anëtares së Kryesisë së LSI, Elona Guri.



Guri ka publikuar një video të shkurtër nga filmi “Kapedani”, ndërsa i shkruan Ramës se është mësuar me shokun Ropi që e shpëton gjithmonë.

“Ta tregon fatorino ty, se je mësuar me shokun Ropi ti, që të shpëton gjithmonë. Këtë e ke si fillim, se më datë 25 prill do të të shkulen gjëra të tjera, e di vetë ti..”, shkruan Elona Guri krah videos.

SHIKONI VIDEON KETU