E quajti “të pastrehë”, Aurela Gaçe i kthehet ‘ashpër’ ndjekëses

Ajo është një nga divat e muzikës shqiptare e cila mbahet për karakterin e saj të unik dhe tepër energjik që e rrethon.

Mesa duket Aurelës i pëlqen të thyej rregullat gjithë kohën duke u sjellë siç ndihet më mirë dhe kjo u vu re edhe nga një postim të ditës së djeshme që këngëtarja kishte bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Postimi në të cilin Aurela Gaçe shfaqej e veshur me një xhaketë të gjatë xhins, xhinse dhe kapele ngjyrë gri metalike, duke kaluar pak kohë relaksi në Vlorë, për hir të së vërtetës ka marrë një lum kritikash, mirëpo as këngëtarja nuk ua ka përtuar ndjekësve duke u kthyer përgjigje një për një.

Në komentet e bëra dikush nga ndjekësit shprehet se Aurela ka kombinuar kapelen me pllakat ndërsa një tjetër shkruan “dukesh si dollapi im kur bëhet rrëmujë”.

Mirëpo, këngëtarja ka vendosur t’ua mbyllë gojën të gjithëve me shprehjen “më lumtë”, duke treguar se është e lirë të veshë ç’të dojë dhe nuk i kërkon njeriu llogari për këtë pjesë.