E refuzoi Vera Grabocka, flet për herë të parë këngëtari i njohur: Nuk ma pranoi këngën…

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” ishte i ftuar këngëtari i njohur shqiptar Kujtim Prodani, i cili ka folur për jetën e tij artistike.

Arian Çani e ka pyetur Prodanin nëse është e vërtetë që është refuzuar nga Festivali i Këngës në RTSH dhe ai e ka pohuar këtë gjë, por ka preferuar mos të flasi shumë për këtë temë.

“S’kam ndonjë përgjigje direkte, por di që komisioni përzgjedhës e ka refuzuar. S’kam folur me Vera Grabockën, keq të vjen, por nuk jam kurioz ta marr vesh arsyen e refuzimit. Nuk më pëlqen, rruga ime dhe përgjigjia ime është puna”, ka thënë Kujtim Prodani.