E rëndë ajo që po ndodh në shkollat e qytetit, COVID-19 po bën namin



Shkollat në qytetin e Elbasanit kanë një prani të ndjeshme të rasteve me ko.ronavi.rus.



Në dy ditët e fundit, disa prej të infektuarve ishin mësuesë teksa nuk kanë munguar infektimet as në ditët e tjera, në disa prej shkollave të qarkut, por kryesisht në qytetin e Elbasanit.



Saktësisht në shkollën ” Luigj Gurakuqi” janë raportuar dy mësues me Covid 19 pozitiv dhe nga një në shkollat “Naim Frashëri”, në 9-vjeçaren e Griqanit, “Qemal Haxhihasani”, Gjimnazet “Dhaskal Todri , “Kostandin Kristoforidhi” dhe shkolla 9-vjeçare Mengel.

Ndërsa në Gjimnazet “Dhaskal Todri” e “Konstandin Kristoforidhi”, në të paktën dy klasa ka pasur të paktën nga shtatë nxënës që nuk janë paraqitur në mësim pasi kishin temperaturë dhe pritet rezultati i tamponit të COVID-19.