E rëndë/ Bie nga lartësia 18 metra një person, humb jetën në vend

Një shtetas shqiptar i cili punonte ne ndertim ka humbur jetën tragjikisht sot në mesditë.

Ngjarja ka ndodhur në Scandicci (Firence).

Shqiptari, 48 vjeç, u rrëzua nga skela teksa po punonte.

Rënia nga lartësia 18 metra ishte fatale dhe ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve të urgjencës nuk mundi të bënte asgjë për shqiptarin.

Firma e ndërtimit ku ishe i punësuar 48-vjeçari po bënte fasadën e një pallati. Për momentin shkaku i rënies nuk është zbardhur ende, gjë për të cilën po hetohet.