E rëndë çfarë po bën Voltana Ademi, shkatërroi gëzimin më të madh të shkodranëve

Në formën më të shëmtuar, me një fjalim patetik e rrethuar nga fëmijët e akademisë, Voltana Ademi u shfaq përpara shkodranëve duke uruar të shtunën e 16 shkurtit që në orët e para të mëngjesit, ditëlindjen e 100-të të Vllaznisë. Pasi mbylli rreshtat e shkruar sa qesharak aq edhe vajtues për kohën që po jetojnë sportet në Shkodër, ajo shpejtoi të udhëtojë drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës, ose thënë më mirë, për të rënë në sytë e kryetarit Basha se ishte edhe ajo.

E kur gjithçka përfundoi në Tiranë, u kthye për të bërë shfaqjen e turpit të radhës, pasi në bibliotekën e qytetit, atë “Marin Barleti” ju bashkua ekspozitës me imazhe dhe shtypëshkrime për rrugëtimin e Vllaznisë, jo vetëm si ekip futbollistik, por shumësportesh. Sa e rëndë, aq edhe e turpshme, që në këtë ditë që do të duhej të ishte festë për mbarë Shkodrën, mungonin shumë emra, personalitete të shquara dhe ekspozita u ndoq nga pak njerëz, më shumë se gjysma administratë e bashkisë, vartës të Ademit, pjesa tjetër një grusht njerëzish që kishin mësuar se brenda bibliotekes ka diçka.

Sportistë dhe kontribues të sportit numëroheshin me gishta, e për të mos folur pastaj për të kërkuar ata që i dhanë emrin Vllaznisë. Ekspozita në vetvete ishte e varfër, ashtu si edhe dita e festës, sepse në vetvete sado që mundohet të shesë traditën e këtij emri të madh, Voltana Ademi e di që nuk ka përse të krenohet, pasi do të mbahet mend gjatë si një prej shkatërrueseve të sporteve, jo vec futbollit, por edhe të basketbollit, Volejbollit, apo sporteve të tjera.

Ajo di shumë mirë të shfrytëzojë, sa herë i jepet rasti për emrin dhe karrieren e saj e bën, por këtë herë e gjendur ngushtë sepse partia e thërret të duket, nuk mundi dot të bënte “shoë-n” e kërkuar me Vllazninë dhe prandaj dështoi. Turpi më i madh që i mbetet kësaj kryetareje bashkie dhe institucionit që drejton, do të jetë ky 16 shkurt, që shënon plot 100 vite “Vllazni”, e që sado Ademi të deklarojë se ky është viti i këtij emri dhe kësaj skuadre asnjëherë nuk do të mundet dot të heqë njollën e turpit të keqadministrimit të këtyre ekipeve, mashtrimeve pa fund të bëra me zë dhe figurë, si dhe faktin se nuk diti të nderoje e festojë sic duhet dhe sic e meriton ky emer, një ditëlindje që nuk përsëritet, sic është ajo e 1 dekade. Paturpësinë e Vllaznisë me nota dashurie, krenarie e lavdie, le ta shesë diku tjetër, pasi nëse ka një njeri që e ka lyer me turp, ajo është kryetarja e bashkisë Shkoder, Voltana Ademi.