E rëndë, gjenden të vr.arë tre fëmijë të mitur në banesën e tyre

Një shënim u gjet në derën e shtëpisë ku tre fëmijë u gjetën të vde.kur mbrëmë, ku shkruhej “mos u ngjitni lart … njoftoni urgjencën”.

Policia në Dublin, Irlandë,  po vazhdon hetimin pas zbulimit të tmerrshëm.  Fëmijët – dy djem dhe një vajzë – ishin të moshës 4, 8 dhe 10 vjeç.

Një grua, e cila mendohet se ishte nëna e tyre, u dërgua në spital pasi u gjet në gjendje shoku në rrugë nga një shofer taksie.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur dhe kush ishte autori i kësaj ngjarjeje të rëndë, e ndërsa banorët e zonës ku ndodhi k.rimi ndihen të frikësuar.