E rëndë/ I vë flakën burrit se nuk i dha kodin e telefonit, ndërron jetë 26-vjeçari

Një grua është arrestuar, pasi dogji bashkëshortin e saj për së gjalli, pasi ai refuzoi ti jepte paswordin e telefonit. Dedi Purnam, 26 vjeç nga ishulli i Lambokut, Indonezi ishte duke riparuar çatinë e shtëpisë, kur gruaja e tij, Ilham Cahyani i kërkoi fjalëkalimin e telefoni të tij, raportojnë mediat lokale.

Mes çifiti pati një debat, dhe situata shkoi deri aty sa ai goditi bashkëshorten. Më pas Cahyani mori një shishe me benzinë dhe hodhi lëngun dhe më pas i vuri flakën, është shprehur shefi i Policisë të Lombokut, Yogi.

Një dëshmitar i identifikuar si Oji, u tha gazetarëve se ai kishte qenë në vendngjarje dhe e ndihmoi, duke shuar flakët.

Purnama u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Keruak dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve, pasi pjesa më madhe e trupit të tij ishte djegur.

26-vjeçari, vdiq pas dy ditësh në qendrën shëndetësore pavarësisht nga përpjekjet e mjekëve.

Cahyani është arrestuar dhe do të qëndrojë në paraburgim deri sa të jepet një vendim.