E rëndë/ Inxhinieri futet me a.rmë në ndërtesën e qeverisë, 12 të v.dekur

SHBA në zi kombëtare.

Një inxhinier është futur me armë në një zyrë qeveritare dhe 12 persona kanë humbur jetën, si dhe 5 në gjendje të rëndë.

12 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave me armë në një ndërtesë qeveritare në Virxhinia të SHBA-se.

Mediat amerikane raportojnë se autori i sulmit të përgjakshëm gjithashtu mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë. Një efektiv policie u plagos rëndë e ndodhet në spital për mjekim, së bashku me të lënduarit e tjerë.

Sulmi nisi rreth orës 16 sipas orës lokale në qendrën e Virxhinias, ku ndodhet edhe një bllok ndërtesash qeveritare.

Menjëherë pasi filluan të shtënat policia rrethoi zonën dhe evakuoi të gjithë punonjësit.

Deri më tani gjithçka dihet është se një nga viktimat u qëllua në një makinë jashtë ndërtesës, ndërsa të tjerët u gjetën pa shenja jete në 3 katet e ndërtesës.

Ata u vranë nga inxhinieri 40 vjeçar Dewayne Craddock, i cili edhe pse raportohet se kishte një post të rëndësishëm, kishte shfaqur pakënaqësi për vendin e punës. Ky mendohet se është edhe motivi i sulmit që tronditi Virxhinian orët e fundit, duke i çuar në 150 sulmet me armë për këtë vit në SHBA.