E rëndë/ Ky 24 vjeçar shqiptar është zhdukur, policia kërkon urgjent ndihmë

Një 24-vjeccar shqiptar është zhdukur prej një javë dhe policia kërkon ndihmë.

Policia e Kosovës njoftoi sot se më datën 14 tetor 2019, në Polici është raportuar për një person të zhdukur. Bëhet fjalë për personin Shqipdon Alija, i lindur në vitin 1995, banues në fshatin Gadime e ulët – Lipjan.

Që nga dita e raportimit deri më tani njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

intervistomë të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

kontrollimin e hyrje-daljeve në të gjitha pikat kufitare,

kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura, përfshirë edhe vendet ku personi kishte punuar),

analizimi i video-incizimeve të zonave të ndryshme,

analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

Veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar intensivisht, mirëpo njëkohësisht , thekson Policia, kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo në nr. 080019999.”