E rëndë/ Makina merr para këmbësorin, niset urgjentisht drejt…

Një a.ksident është regjistruar në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Një makina është p.ërplasur me një shtyllë dhe më pas me një këmbësor.

Ngjarja është regjistruar pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.

Mësohet se një mjet tip “Peugeot”, ka përplasur një këmbësor.

Për momentin nuk dihet gjendja shëndetësore e të aksidentuarit.

Sipas të dhënave të para i aksidentuari është rreth 69 vjeç.

Fillimisht makina goditi një shtyllë buzë rrugës dhe më pas këmbësorin.

Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion Paraprak Në rrugën Ali Demi në afërsi të Kryqëzimit mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës , si pasojë është aksidentuar një një këmbësor R. E rreth 69 vjeç,i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjeksor. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.