E rëndë, merret peng familja e futbollistit të njohur

Merret peng familja e futbollistit te njohur Jan Vertonghen.

Lajmin e raporton The Sun, sipas se ciles, më 10 mars, ku mbrojtësi i Tottenham ishte i angazhuar në Champions League kundër Laipzig, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët janë mbajtur peng nga katër persona të cilët ishin futur në shtëpinë e tij për të grabitur.

Këtë lajm e ka konfirmuar më pas edhe vetë klubi i Tottenham me anë të një postimi për mediat:

“Jemi përkrah Jan dhe familjes së tij pas këtij momenti të tmershëm. Ftojmë këdo që ka informacion të njoftoj policinë”, lexohet në postimin e klubit londinez.

Nga ana e tyre, policia britanike zbardhi detaje të tjera nga kjo ngjarje:

”4 persona të maskuar dhe të armatosur me thika janë futur në shtëpinë e lojtarit gjatë kohës ku aty ndodhej bashkëshortja dhe fëmijët”.