E rëndë në Fier/ Doli në oborr, 23-vjeçarja bie në pus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Patosit.

Një 23-vjeçare ka rënë aksidentalisht brenda një pusi me thellësi 8 metër në lagjen “Mustafa Matohiti”.

Bëhet fjalë për 23-vjeçaren Fabjola Serjani, e cila dyshohet se vuan nga sindroma Down.

Pas ngjarjes forca të shumta zjarrfikëse në Patos kanë ndihmuar familjarët për nxjerrjen e saj nga pusi.

E reja ka qenë në oborrin e shtëpisë, prandaj edhe është pikasur shpejt nga familjarët kur nuk e kanë parë.

Vajza është transportuar në spital për një kontroll të imtësishëm të shëndetit të saj.