E rëndë në Shkodër/ 21-vjeçarja e divorcuar i jep fund jetës duke u hedhur nga ura

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Stajka të Shkodrës, ku një 21-vjeçare dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Spatharit”, ku 21-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, pasi ka pirë disa medikamente është hedhur nga ura, e për pasojë ajo ka humbur jetën.

Mësohet se e ndjera ishte e divorcuar, ndërsa nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë drejt këtij akti të rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.