E RËNDË/ Përplaset me motor në Athinë, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Athinë një natë më parë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën A. Dhimitrio, ku ka gjetur vdekjen një 21 vjeçar shqiptar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se i riu ka qenë duke udhëtuar me motor kur është përplasur me një makinë, dhe ka gjetur vdekjen në vend pas lëndimeve të marrë. Ende nuk është bërë me diej identiteti i tij, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.