E rëndë/ Po rritet numri në Greqi, një tjetër grua e prekur nga k.oronavirusi. Tani po kërkohet…

Përhapja e tij vazhdon të rritet edhe ne Greqine fqinje. Sot eshte konfirmuar rasti i katërt i të prekurve nga k.oronavirusi në Greqi. Lajmin e japin mediat greke mëngjesin e kësaj të premteje, të cilat iu referohen ekspertëve.

Ajo çhtë një grua 36-vjeçare greke e cila, sipas raporteve fillestare, ishte infektuar në Itali, ku ajo kishte qenë së fundmi. Pas kthimit nga Italia në Greqi, ajo shfaqi simptoma të lehta të prekjes nga ky virus.

36-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbahet në izolim në Spitalin Attikon, raporton “Protothema”.

Rasti i saj u diagnostikua në Laboratorin e Mikrobiologjisë të Shkollës Mjekësore të Universitetit të Athinës.

Ministria e Shëndetësisë u informua për rastin dhe ka nisur të kërkojë të gjithë personat me të cilët ajio ka pasur kontakt ditët e fundit, pasagjerët me të cilët udhëtonte në kthimin nga Italia dhe personat e pranishëm në aeroplan.