E rëndë, shpërthen bombula e gazit, humb jetën një fëmijë dhe plagosen katër të tjerë



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lancashire në Angli, ku një shpërthim i një bombule gazi ka shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur.



Mediat e huaja bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit një fëmijë ka humbir jetën, ndërsa katër persona kanë humbur jetën.



Shpërthimi i gazit ka shkatërruar dy shtëpi ngjitur me njëra tjetën dhe ka dëmtuar një të tretë.

“Ne mbetemi në skenën e një shpërthimi të dyshuar të gazit në Mallowdale Ave, Heysham, e cila ka bërë që dy shtëpi të shemben dhe të dëmtojnë rëndë një tjetër. Me trishtim, tani mund të konfirmojmë se një fëmijë i vogël ka vdekur dhe katër persona të tjerë janë plagosur, dy rëndë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit,” ka njoftuar policia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.