E rrallë! Çifti nga Kavaja martohet në zyrat e punës, ja fotot pikante

 

Dita e dasmës cilësohet si një ndër më të bukurat në jetë. Çiftet në prag martese kujdesen deri në detaje që kjo ditë të jetë si në ‘përralla’.

Jemi mësuar të shohim dasma që ndryshojnë nga organizimi dhe të tjera detaje, por kjo martesë e këtij çifti në Kavajë me siguri është më e veçanta që mund të keni parë ndonjëherë.

Çifti Arditi dhe Edlira janë martuar në zyrat e vendit të tyre të punës, te ADISA-s (Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara) në Kavajë. Lajmin e bën të ditur Lorin Ymeri, drejtor i kabinetit të Inovacionit në ministrinë e Inovacionit.

“Një ditë e vecantë në zyrat e ADISA-s sot! I urojmë më të mirat Arditit dhe Edlirës, çiftit i cili u celebrua nga punonjësit e gjendjes civile të zyrës sonë në qytetin e Kavajës! Qofshin gjithmonë të lumtur e plot energji pozitive!”, shkruan ai.