E sapongritur nga gjumi, ja si duket kengetarja shkodrane pa make up

Arilena Ara është padyshim një ndër këngëtaret më të pëlqyera. Këngëtarja njihet jo vetëm për këngët dhe vokalin por edhe për pamjen e jashtme, pasi del gjithmonë e kuruar në çdo detaj.

Por mesa duket Arilena nuk e paska aspak problem të dalë para fansave edhe sapo është ngritur nga gjumi.Ditën e sotme këngëtarja ka postuar një foto në llogarinë e saj në instagram ku shfaqet pa make up, e sapo ngritur nga gjumi, me sytë e fryrë dhe me flokët e pushpurisura.

Ashtu siç e mendonim këngëtarja nuk na ka zhgënjyer pasi edhe në këtë formë Arilena duket tejet joshëse. Sakaq nuk munguan komentet pozitive të fansave.